Milani ka humbur në shtëpi nga Atalanta me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Serie A.
Rossonerët nuk kanë arritur t’i kthehen fitoreve në ndeshje me Atalantan dhe kanë
shijuar humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Gennaro Gattusos.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, por me mysafirët që arritën të gjejnë golin e parë, që është më i rëndësishmi në lojë.
Luhej minuta e 32-të e ndeshjes, ku pas një ndërprerje ishte Bryan Cristante, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas një topi të kthyer nga Gianluigi Donnarumma dhe dërgoi skuadrat në pushim.
Edhe pjesa e dytë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, ku goli përsëri erdhi vetëm nga mysafirët.
Ishte mesfushori slloven, Josip Ilicic, i cili përmbylli një aksion të mirë të mysafirëve, pasi në minutën e 71-të shënoi për 2-0 pas asistimit të Leonardo Spinazzolas.
Deri në fund të ndeshjes, Milani provoi të kthehet në lojë, por nuk arriti dhe në fund humbi edhe nga Atalanta me rezultat përfundimtar 2-0.
Pas kësaj humbje, Milani e sheh veten në pozitën e 11-të me 24 pikë, ndërsa Atalanta renditet në vendin e shtatë me 27 pikë.
Rossonerët në ndeshjen e radhës udhëtojnë te Fiorentina, ndërsa Atalanta e pret në shtëpi Cagliarin. /Telegrafi/
Faulli i pamatur i Matthijs De Ligt ndaj Schade e la yllin e...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë të një veture në ...
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në k...
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve tekn...
Gjysma e amerikanëve drejt kutive të votimit/ Sondazhet komb...
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: S’mendoj se jemi ...