Ndarja nga jeta e Florenc Beqirit ka trishtuar mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve të cilët prej disa ditësh luteshin që ai të përmirësohej dhe të kthehej pranë familjes.
Por fatkeqësisht, mjekët e spitalit në Marsejë shuan shpresat dhe hoqën aparaturat që mbanin në jetë Florencin.
Një shqiptar i burgosur prej katër vitesh në Francë ka folur për Albeu.com duke treguar jetën e vështirë dhe diskriminimin me të cilin përballen të rinjtë shqiptarë në burgjet e botës.
Ai shpreh ngushëllimet për familjen e 23-vjeçarit duke shtuar se raste si Florenci ka plot në burgjet e Francës.
“Ka një mbipopullim në burgjet e Francës, ky është një fakt i njohur dhe nuk e përjashtoj as mundësinë që edhe këtu futen gjëra jo të lejushme si rrypa, lidhëza, antena dhe përdoren si armë…
Por Florenci nuk kishte bërë asnjë krim që t’a çonte atë të kryente vetëvrasje, pra është e pamundur…”- deklaroi i burgosuri shqiptar në Francë.
Ndër të tjera ai shtoi se shqiptarët përbuzen dhe diskriminohen në Francë e në burgjet e saj. Sipas tij shqiptarët shihet si njerëz të paedukatë, të pavlerë, të egër e të pa fe.
“Këtu ku jam unë ka shumë shqiptar, dhe shumica janë në burg për shkak se shteti jonë në Shqipëri nuk respektoret.
Në Francë kur prezantohesh si shqiptar është diskriminim i madh, sikur të ishim njerëz të pa edukuar, njerëz të egër, njerëz pa vlera e pa fe.
Kështu konsiderohemi nga magjistrati francez si shtegtarë të pa skrupullt…”- përfundoi shqiptari që po vuan dënimin në ambientet ku u dhunua për vdekje Florenc Beqiri./Albeu.com
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...