Google ADS

Nëna e Florenc Beqirajt bie pa ndjenja: Djalin ma vrau policia franceze

17:23 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Rasti i Florenc Beqirajt, i cili u rrah për vdekje në burgun e Marsejes së Francës, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Ai u gjet në burg me shenja në trup dhe u dërgua në spital për trajtim, por nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të rënda që pësoi, shkruan Indeksonline.

Florenci u arrestua pasi u kap nga autoritetet franceze pa dokumente identifikuese. Në burg thonë se ai tentoi të vras vetën, por familjarët akuzojnë gardianët se e kanë rrahur pa mëshirë.

Nëna e Florencit në një video që po qarkullon në internet, tregon mometin kur mori vesh për djalin e shtrirë në spital, përcjellë Indeksonline.

Në një moment asaj i humb vetëdija, derisa lotët nuk i ndalen asnjëherë. Ajo thotë se në Francë ia kanë vrarë djalin dhe se do të kërkoj drejtësi deri në fund.

“Burri u ka thënë në spital në Francë se nuk pajtohet që t’ia heqin djalit tubat edhe nëse kjo zgjat me muaj apo vite. Por ata nuk e kanë dëgjuar, sapo është largu burri ia kanë hequr tubat e oksigjenit. Cka i ka bërë djali jem atyre, ai shkoi atje për një jetë më të mirë”, thotë nëna e të ndjerit me lot në sy. /Indeksonline/

https://www.facebook.com/shkodra.newsOnline/videos/1695637570496519/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme