Mesfushori francez, Paul Pogba, ka munguar në stërvitjen e fundit të Manchester United.
Për mungesën e ish anëtarit të Juventusit, klubi anglez nuk ishte në dijeni dhe kështu kishte dërguar një staf në shtëpin e francezit për të kontrolluar gjendjen e tij.
24 vjeçari po ashtu nuk i është përgjigur telefonatave dhe kjo kishte brengosur edhe më shumë gjigantin anglez, raporton “Daily Mail”, transmeton arbresh.info.
Incidenti, që thuhet të ketë ndodhur më 3 dhjetor, tregon edhe njëherë masat ekstreme që ndërmerr klubi i United për yjet e ekipit.
Pogba është rikthyer në fushën e lojës pas pezullimit të mërkurën në disfatën shookuese të United në Carabao Cup ndaj Bristol City.
Mourinho u shpreh i pakënaqur me disa lojtarë, dhe thuhet se njëri prej atyre lojtarëve ka qenë edhe Pogba. /arbresh.info/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse