Vulin: Jemi të kënaqur me dialogun, Prishtina s’mund të ndryshoj asgjë pa vullnetin e Serbisë

16:38 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Serbia është e kënaqur me formatin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, që mbahet me ndërmjetësim të Brukselit.

Kështu ka thënë sot, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Kjo deklaratë e tij vije pas asaj të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka refuzuar pjesëmarrjen e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nëse Prishtina dëshiron të ndryshoj dicka, gjithkush duhet ta dijë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa vullnetin e Serbisë”, ka thënë Vulin. /Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme