Barcelona fituar El Clasion në Santiago Bernabeu, duke mposhtur Real Madridin 0 me 3.
Kjo humbje i dëmtuar shpresat për titull si dhe ndjenjat e të gjithë përkrahësve të ‘los blancos’.
Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, e cilëson si humbje jo të drejtë, pasi skaudra e tij meritoi më shumë.
“Filluam shumë mirë, pjesa e parë ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja skuadrat”, deklaroi Zidane.
“Është një humbje që na lëndon, është shumë e vështirë për ne. Ky është futbolli, ishte ndeshje e vështirë”, tha Zidane.
Ai foli edhe për inkuadrimin në lojë të mesfushorit korat Mateo Kovacic në vend të Iscos.
“Unë jam ai që kam për të zgjedhur dhe kjo është asgjë më shumë. Me Kovacicin ishte ndryshe, duhej të ishim vigjilent ndaj Messit dhe ai e bëri atë mirë, kjo është ajo që kam vendosur para lojës”, ka thënë francezi.
Krejt në fund Zidane thotë se janë mbrojtur keq, por që nuk ka përfunduar asgjë.
“Ne kemi bërë një gabim, jemi mbrojtur keq dhe në këto ndeshje janë detajet që vendosin”.
“Nuk do të çmendemi tani, është një humbje shumë e vështirë por nuk kemi pse të ndryshojmë asgjë. I kërkova lojtarëve të mos mendojnë për këtë, të gëzojnë pushimin me familjen dhe të kthehen. Asgjë nuk ka përfunduar”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes.
Reali renditet në vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa Barcelona e para me 45 pikë. /arbresh.info/
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë