Notat e lojtarëve: Real Madrid 0:3 Barcelona

15:09 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Real Madridi është mposhtur me rezultat befasues 0 me 3 nga Barcelona në Santiago Bernabeu.

El Clasico e parë e këtij sezoni në La Liga ka përfunduar me rezultat tronditës për skuadrën e Zinedine Zidanes, që ka mbetur e pashpresë tashmë në garën për titull, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Lionel Messi është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Sulmuesi argjentinas është vlerësuar me notën maksimale 10 për paraqitjen fantastike në Bernabeu ku realizoi dhe krijoi një asistim.

Luis Suarez është vlerësuar me notën 8.1, Sergio Roberto me notën 8.5, ndërsa portieri Ter Stegen është vlerësuar me notën 7.9.

Cristiano Ronaldo, i cili humbi një mori shansesh pasditen e sotme, është vlerësuar me notën 6.5, ashtu siç Karim Benzema që goditi një herë shtyllën e kundërshtarit.

Dani Carvajal pas ndëshkimit me karton të kuq është lojtari me notën më të dobët (5.3)./arbresh.info/

Notat e lojtarëve: Real Madrid 0:3 Barcelona

Të ngjashme