Real Madridi është turpëruar në El Clasico nga Barcelona që vazhdon të jetë e pamposhtur në La Liga këtë sezon pas fitores 0 me 2 në Santiago Bernabeu duke i dhënë fund shpresave për titull të kampionit në fuqi.
Ndeshja më e madhe në futboll nisi në tension të lartë, por ngadalë gjithçka u hap dhe të dy skuadrat kishin shanse shumë të mira brenda 45 minutave lojë, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit me kokë të anuluar në minutat e parë të ndeshjes në Bernabeu për shkak të pozitës jashtë loje, Cristiano Ronaldo kishte një tjetër mundësi të artë minuta ma vonë. Sulmuesi portugez kishte një shans të bukur për të realizuar në portën e portierit Ter Stegen, por kur tentoi për të goditur topin, 32-vjeçari nuk arrti të ketë kontakt me të.
Paulinho kishte dy shanse për të shënuar për gjigantin katalunas, por nga ana tjetër goditjet Ronaldos u pritën mirë nga Ter Stegen, porta e të cilit u rrezikuar vazhdimisht nga ‘Los Blancos’ brenda pjesës së parë, madje sulmuesi Karim Benzema arriti ta godas shtyllën pas goditjes të topit me kokë.
Barcelona e nisi fraksionin e dytë në formë perfekte duke treguar formën dominuese pavarësisht mungesës së Neymarit, i cili mbetet ende i pa zëvendësuar nga klubi në Camp Nou, shkruan portali arbresh.info. Në një kundërsulm të shpejtë kur kampionët nuk ishin plotësisht të fokusuar, mysafirët arritën të shënojnë golin e epërsisë përmes sulmuesit Luis Suarez.
Reprezentuesi uruguaian realizoi për 0 me 1 në prani të mbi 80.000 tifozëve në Bernabeu. Goli nga sulmuesi erdhi në minutën e 54′ të ndeshjes.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, lideri në La Liga dyfishoi epërsinë përmes Lionel Messit. Superylli argjentinas shënoi për 2 me 0 nga penalltia pas ndëshkimit direkt me karton të kuq të Dani Carvajalit, i cili ndali goditjen e Suarezit me dorë në zonën e rreptësisë.
Mysafirët dominuan me posedim të topit në minutat në vazhdim, ndërkohë që madrilenët kërcënonin vazhdimisht portën e tyre kur Ter Stegen ishte plotësisht i vëmendshëm.
Goli i tretë dhe i fundit u shënua nga Aleix Vidal, i cili realizoi për 0 me 3 në kohën shtesë, vetëm një minutë pas inkuadrimit në fushë. Superylli Lionel Messi ishte asistues i këtij goli.
Barcelona tani ka 45 pikë, 14 më shumë se Real Madridi në pozitën e katërt me vetëm 31 pikë pas 16 ndeshjeve, një më pak të zhvilluar se skuardra e Ernvesto Valverdes./arbresh.info/
Shikoni tri golat e realizuar në El Clasico:
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...