Google ADS

Lionel Messi shënon nga penalltia ndaj Real Madridit

14:25 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Barcelona ka dyfishuar epërsinë në El Clasico kundër Real Madridit.

Gjiganti katalunas ka shënuar për 0 me 2 në minutën e 65′ të ndeshjes si mysafirë në Bernabeu duke i dhënë fund shpresave të skuadrës së Zinedine Zidanes, shkruan portali arbresh.info.

Lionel Messi u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë duke shënuar për 0 me 2.

Superylli argjentinas ekzekutoi penalltinë e fituar nga “Blaugranët” pas ndëshkimit të Dani Carvajalit me karton të kuq.

Carvajal preku topin e dorë në zonën e rreptësisë derisa po përpiqej për të larguar goditjen nga Luis Suarez.

Rikthimi nga Real Madridi do të ishte një gjë e rrallë, por si gjithmonë El Clasico është e paparashikueshme./arbresh.info/

Të ngjashme