Google ADS

Pjesa e parë e El Clasicos: Real Madrid 0:0 Barcelona

13:49 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Pjesa e parë e ndeshjes më të madhe në futboll ka përfunduar pa gola.

Real Madridi është duke barazuar pa gola 0 me 0 në takimin e xhiros së 19-të në kuadër të La Ligas kundër rivalit të përbetuar – Barcelonës, shkruan portali arbresh.info.

Pas golit me kokë të anuluar në minutat e parë të ndeshjes në Bernabeu për shkak të pozitës jashtë loje, Cristiano Ronaldo kishte një tjetër mundësi të artë minuta ma vonë. Sulmuesi portugez kishte një shans të artë për të realizuar në portën e portierit Ter Stegen, por kur tentoi për të goditur topin, 32-vjeçari nuk arrti të ketë kontakt me të.

Rasti më i mirë nga Barcelona ishte ai përmes Paulinhos, i cili sfidoi portierin Keylor Navas me një goditje të fuqishme derisa po zhvillohej minuta e 13′.

Benzema arriti të godas shtyllën tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit pas goditjes me kokë./arbresh.info/

Shikoni shanset më të mira:

https://streamable.com/iqecs

https://streamable.com/v2m3s

https://streamable.com/7saa0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme