Haradinaj për Specialen: Çdo vendim të parlamentit e respektojmë

13:13 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale është ngarkesë për Kosovën sepse e dëmton imazhin e vendit , shkruan arbresh.info.

Këto komente kreu i qeverisë i ka bërë pas vizitës që kishte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka qenë dhe mbetet vend shembullor për respektimin e ligjeve dhe se kjo thotë se është dëshmuar në të gjitha kohërat.

“Kosova ka qenë dhe mbetet vend shembullor për respektimin e ligjit dhe këtë e kemi dëshmua në të gjitha kohërat. Një gjykatë e tillë është ngarkesë për Kosovën sepse nuk e ndihmon imazhin e vendit. Do të ishte mirë që ato procese të zhvillohen në Kosovë”, ka thënë ai.

Haradinaj, ka pohuar se çfarë do vendimi që merr parlamenti sa i përket kësaj çështje , do të respektohet.

“Pikëpamjet politike nuk ndryshojnë dhe obligimet i marrim nga parlamenti, nëse ky i fundit merr vendime ndryshe ne i respektojmë. Në cafër do epilogu ne i zbatojmë vendimet e Kuvendit”, ka pohuar Haradinaj./arbresh.info/.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme