Pas gjysmë ore pritet që të mblidhet kryesia dhe këshilli drejtues i AAK-së. Kjo mbledhje e lajmëruar në momentet e fundit për media, do të mbahet një orë para mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë Haradinaj e cila pritët të mbahet nga ora 14:00, pas ngjarjeve të orëve të vona të natës së kaluar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Lajmin për mbledhjen e AAK-së e kanë lajmëruar zyrtarë për media të partisë, pa treguar se për çka do të mblidhet partia.
Mbledhja do të mbahet në Hotel Swiss Diamond, Prishtinë.
Kujtojmë që natën e së premtes pati zhvillime dramatike në Kuvendin e Kosovës, ku qëndruan edhe ambasadorët e Quinit, me theks të veçantë këtu ishin porositë e ambasadorit amerikan si dhe atij briantik.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...