Google ADS

Marco Asensio: Nuk jam duke menduar largimin

11:36 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio ka thënë se Zinedine Zidane vazhdon të ketë besim në aftësitë e tij, pavarësisht se nuk ka arritur të jetë pjesë e skuadrës startuese.

“Është e vështirë për të menaxhuar një skuadër aq të mirë si e jona. Ai e di se mund të llogaris në mua. Ai ka shumë besim në mua dhe flet shumë me mua”, ka thënë 21-vjeçari, transmeton portali arbresh.info.

“Unë punojë shumë çdo ditë për të fituar më shumë pikë, por jam në dijeni se ku jam. Unë jam te klubi më i mirë në botë dhe jam i lumtur në Real Madrid, prandaj largimi nuk më ka kaluar asnjëherë në mendje”

Manchester United ka qenë duke kërkuar transferimin e Asensios dhe besohet se do të sigurojë shërbimet e tij në janar ose në fund të sezonit.

Asensio nënshkroi kontratë të re afatgjate me gjigantin në La Liga duke vazhduar qëndrimin deri në vitin 2023./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme