Adelina Ismaili rikthehet në RTSH, mahnit me paraqitjen

00:39 | 23 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve nata e dytë e Festivalit të 56-të të RTSH-së ku midis të ftuarve special ishte edhe Adelina Ismaili e cila mahniti publikun me pamjen e saj.

Adelina ishte veshur me një fustan të gjatë ngjyrë nude me xixa dhe këndoi vetëm pak sekonda këngën me të cilën u prezantua në festivalin e 35 të këngës më 1996, me titull “Zemrën nuk ta fal”, shkruan Xing.al.

E pyetur nga Adi Krasta lidhur me lajmet se ajo ka hequr dorë nga muzika, Adelina tha se deklarata e saj është keqkuptuar pasi nuk do të këndojë më nëpër klube, por festivalet si ky i sjellin gjithmonë emocion dhe do vazhdojë të këndojë për skena të mëdha./xing.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme