Google ADS

Islam Pacolli: AKR, sikur gjithmonë pozicionohet në anën e interesave shtetërore

00:28 | 23 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Deputeti nga rradhët e Aleanca Kosova e Re, Islam Pacolli, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se ka tërhequr nënshkrimin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka theksuar se partia të cilën e përfaqëson në Kuvendin e Kosovës, do të vazhdojë të jetë e pozicionuar në anën e interesave shtetërore dhe qytetarëve të saj, shkruan portali arbresh.info

Pacolli, ndër të tjera ka theksuar se Kosova vazhdon të besoj fuqishëm në miqësinë me SHBA-të, Britaninë  e Madhe dhe BE-në.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

“Akr sikur gjithmone pozicionohet ne anen e interesave shteterore dhe te qytetareve saj. Nuk ka votuar per themelimin e gjykates speciale dhe nuk voton as per zhvleresimin e saj. Vazhdojme te besojme fuqimisht ne miqesine me SHBA,Mbreterine e Bashkuar dhe BE. Rruga jone e vetme mbetet integrimi Evropian edhe Euroatlantik”, ka shkruar Pacolli.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme