Google ADS

Dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist, policia daneze arreston emigrantin sirian

23:04 | 22 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Policia daneze ka thënë se ka arrestuar një azilkërkues sirian nga Suedia për “tentim të kryerjes së një akti terrorist” në Kopenhagë.

Policia e Kopenhagës ka thënë se kanë arrestuar 30 vjeçarin së bashku me Shërbimin e Sigurisë dhe Inteligjencës, pas një sulmi të dështuar, të cilin i arrestuari e kishte planifikuar së bashku më një 21 vjeçar, në nëntor të vitit 2016.

“Personi është i akuzuar për tentim të kryerjes së aktit terrorist, duke planifikuar të vrasë apo lëndojë disa persona në një lokacion të pacaktuar në Kopenhagë”, ka thënë policia përmes një njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme