Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 80 kg mish të kontaminuar në një thertore në fshatin Mengel të Elbasanit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për pronarin e saj, A. SH, 63 vjeç.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të përbashkët të AKU me policinë e Elbasanit, në thertoren e 63-vjeçarit u gjet sasia e mishit e cila ishte jashtë kushteve normale të konservimit, ndërkohë që personi tregtonte pa faturë tatimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”./tch/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele