Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është i hapur për bisedime me Cristiano Ronaldon për një kontratë të re, por vetëm pas festave të fundvitit.
Ronaldo ditë më parë, e fitoi çmimin e tij të pestë të Topit të Artë, por raportet në Spanjë theksojnë se ai është i pakënaqur me pagën e tij, pasi Messi e Neymar janë në listën e lojtarëve më të paguar në botë, shkruan Gazeta Blic.
Messi nënshkroi një kontratë të re afatgjatë me Barcelonën muajin e kaluar, ndërsa Neymar bëri një rekord prej 200 milionë funte nga Barca në Paris St Germain.
Kjo temë ishte dytësore për Zidane ndërsa ai iu drejtua gazetarëve në Spanjë përpara ndeshjes të së shtunës kundër Barcelonës.
“Ai është 100 për qind fit dhe kjo është ajo që më intereson,” tha Zidane, në komentet e raportuara nga Marca.
“Ajo që Cristiano duhet të mendojë është ndeshja. Është e njëjta për të gjithë.
“Ajo që unë mendoj është se Cristiano, çfarë ka bërë dhe çfarë po bën, meriton të gjithë respektin e klubit, por vetëm pas pushimit të dimrit do të flasim për kontratën e tij”, shtoi trajneri francez. /GazetaBlic/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...