Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar edhe përmes profilit të tij në Facebook qëndrimin kundër zhbërjes së Gjykatës Speciale.
Ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bëhet kurrë pjesë e prapaskenave të kapësve që synojnë rrënimin dhe izolimin e Republikës sonë.
“Shtetësia jonë, fati i qytetarëve dhe vendit tonë, po provohet të futet në rrugë të paqarta – e tëra për zore e teke të disa individëve pa përgjegjësi për shtet e ardhmëri. Shfuqizimi i Dhomave të Specializuara është aventurë pa përgjegjësi. LDK do t’i ushtrojë veprimet e veta politike në vijë me interesat nacionale – në pajtueshmëri të plotë me sugjerimet e SHBA-së dhe miqve tanë”, ka thënë Abdixhiku.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...