Gianluiggi Buffon ka folur ekskluzivisht për të përditshmen gjermane “Der Spiegel”.
Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane ka treguar se cili ishte pengu më i madh i jetës.
“Peng gjatë gjithë jetës do ta kem mos kualifikimin në botërorin e Rusisë. Ua mohuam fëmijëve që të mos ndjejnë emocionet e një eventi të tillë”, tha portieri Buffon.
Legjendari kujtojmë se trofeun e më të mirëve e ka fituar 11 vjet më parë ndërsa i është mohuar marrja pjesë në Botërorin e pestë radhazi.
Portieri i Azurrëve duhet ta theksojmë se nuk e ka fituar asnjëherë edhe trofeun e çmuar të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, 39-vjeçari është pensionuar prej kombëtares italiane ndërsa në vitin e ardhshëm pritet edhe të largohet nga bota e futbollit. /Telegrafi/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...