Google ADS

Gjithçka rreth spektaklit global El Clasico – nga golashënuesit më të mirë deri fitoret e thella

16:50 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Kapitulli i fundit ndërmjet rivalëve më të ashpër në futbollin evropian do të zhvillohet këtë të shtunë kur Real Madridi e pret në Bernabeu skuadrën e Barcelonës.

Real Madridi është kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës por Barcelona është e vendosur për të dominuar në kampionatin spanjoll dhe aktualisht qëndron lartë në krye të tabelës në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Neymar mund të jetë është larguar nga faza e Clasicos ndërkohë që  Karim Benzema dhe Gerath Bale kanë probleme me formë dhe gjendje fizike, por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë të vendosur për të vazhduar betejën e tyre të si futbollistët më të mirë në planet.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde pësoi dy disfata radhazi në Madrid në ndeshjet për Superkupë të Spanjës dhe është tashmë e njohur që historia ndërmjet rivalëve të përbetuar është me plotë kthesa të papritura dhe vepra të paharrueshme.

https://twitter.com/realmadriden/status/897965658960429059

Messi në krye të tabelës

Në grupin e El Clasicos të të gjitha kohërave, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë. Magjistari argjentinas ka shënuar 24 gola brenda 36 paraqitjeve dhe 16 prej tyre kanë ardhur nga ndeshjet e zhvilluara në kuadër të La Ligas.

Nëse Ronaldo shënon nesër (e shtunë), ai do të barazojë legjendën e Madridit, Alfredo Di Stefano në vendin e dytë me 18 gola. Di Stefano është para fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë sa i përket golave në El Clasico që ajanë zhvilluar në La Liga me 14 gola, ndërsa nëntë golat e Ronaldos nga 17 gjithsej kanë ardhur nga ndeshjet për Superkupë dhe Kupë të Mbretit.

https://twitter.com/OptaJose/status/907273916338536448

Golashënuesi tjetër më i mirë është Rauli (15), ndërkohë që dy heronjtë e Madridit – Francisco Gento dhe Ferenc Puskas – kanë nga 14-të së bashku me Cesarin e Barcelonës.

Kush është faktori më i madh?

Cristiano Ronaldo është shënjestër e fishkëllimave për shkak të rënies së tij këtë sezon pavarësisht se fitoi për të dytën herë radhazi Topin e Artë në muajin dhjetor duke kaluar në një nivel me Messin me pesë gjithsej.

https://twitter.com/Cristiano/status/939954072349790208

Por cili lojtar ka qenë më efektiv kur ata janë përballur kokë me kokë gjatë kohërave të fundit?

Ndikimi i Messit me tri gola nga katër ndeshjet e fundit vazhdon të jetë i fortë, megjithëse 30-vjeçari nuk ka ofruar asnjë asistim brenda gjashtë ndeshjeve të tij të fundit.

Ndërkohë, Ronaldo ka shënuar dy herë në katër ndeshjet e fundit që nga fillimi i vitit 2016, por përpjekjet e tij më të mëdha erdhën në fitoren 3 me 1 të Superkupës së Spanjës së fituar në Camp Nou në muajin gusht.

Derbi në mesditë

Këtë vit, ndeshja do të zhvillohet në dritën e zbehtë të një dite dimri në kryeqytetin spanjoll, ku gjithçka fillon në ora 13:00 të shtunën.

Ndeshja e cila konsiderohet nga të gjithë si takimi në prestigjioz në botën e futbollit fillon në kohë të pazakonshme nga ato që jemi mësuar të shohim në La Liga.

Teoritë rreth asaj pse ndeshja do të fillojë në këtë vikend tashmë janë të qarta dhe arsyeja kryesore duket se është koha e përshtatshme për audiencën televizive në Azi.

Fillimi i El Clasicos në këtë kohë është bërë gjithashtu me qëllimin që tifozët të kthehen në shtëpi më herët.

Fitoret e madha

Një pjesë e rëndësishme e historisë së El Clasicos, sigurisht sa i përket tifozëve të Barcelonës, është e formuar nga fitorja 5 me 0.

Ata kanë fituar në këtë diferencë në vitin 1935 dhe 1945, por e famshmja “Cinco – Zero” erdhi në Santiago Bernabeu në shkurt të vitit 1974, kur mjeshtri holandez Johan Cruyff shkaktoi tërmet në Madrid në fushën e tyre, shkruan portali arbresh.info.

Cruyff udhëhoqi më pas “Skuadrën e Ëndrrave” me një fitore 5 me 0 të Clasicos në Camp Nou në janar të vitit 1994, por Madridi iu përgjigj në të njëjtën mënyrë duke fituar 5 me 0 vetëm 12 muaj më vonë.

Kualiteti i tillë nuk ishte i vështirë për tu shfaqur kur nxënësi i Cruffyt, Guardiola tronditi me një fitore tjetër 5 me 0 skuadrën e Jose Mourinhos në Madrid në nëntor të vitit 2010.

Barcelona ka arritur dy herë këtë diferencë të famshme sa i përket golave duke fituar 7 me 2 në La Liga gjatë vitit 1950 dhe 6 me 1 për Kupë shtatë vite më parë.

Sidoqoftë, Madridi ende mban rekordin për fitoret më të mëdha –  11 me 2 në qershor të vitit 1943 dhe 8 me 2 në shkurt të vitit 1935./arbresh.info/

Të ngjashme