Google ADS

Irani arreston 230 persona brenda nate, po pinin alkool

16:38 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Policia iraniane ka arrestuar 230 djem dhe vajza në festa të ndryshme në kryeqytet, transmeton portali arbresh.info

Efektivët arrestuan 140 persona në dalje të Teheranit dhe 90 të tjerë në pjesën e sipërme të qytetit, sepse po pinin alkool dhe po kërcenin, raporton ISNA.

Pirja e alkoolit dhe festat e përziera me meshkuj dhe femra që nuk janë familjarë është e jashtëligjshme dhe konsiderohet mëkat nën ligjin islam në Iran.

Raportimet thonë se disa pjesëmarrës e postuan ftesën në Instagram dhe policia i arrestoi.

ISNA tha gjithashtu se disa pije alkoolike dhe medikamente psikotrope u konfiskuan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme