Muharrem Nitaj betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës

14:53 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Muharrem Nitaj është betuar sot në Kuvend, si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës.

Nitaj ishte për një kohë zëdhënës i AAK-së, shkruan arbresh.info.

Ndërkohë, para se të bëhej zëdhënësi i AAK-së, ai ka punuar si gazetar dhe analist.

Nitaj po zëvendëson në Kuvend Bali Muharremajn i cili ka fituar zgjedhjet në Suharekë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme