Kreu i shtetit Hashim Thaçi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin e tij vjetor ka thënë se dialogu mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve brenda shtetit tonë, por edhe me shtetet tona fqinje, shkruan arbresh.info.
“Në kuadër të angazhimit tim për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në tërë Evropën Juglindore, është edhe përkushtimi ynë i përbashkët në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Tani jemi gati për të vazhduar fazën përfundimtare të këtij procesi, i cili do të vazhdojë të ndërmjetësohet nga BE-ja dhe të përkrahet fuqishëm nga SHBA-ja”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se faza përmbyllëse e dialogut nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Faza përmbyllëse e dialogut nuk do të jetë aspak e lehtë dhe për këtë qëllim ka filluar konsultat me të gjithë për të siguruar gjithpërfshirje në këtë proces”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Për ketë qëllim, kam filluar konsultat formale dhe jo formale me partitë politike dhe shoqërinë civile, me qëllim që të themelojmë një Grup të Unitetit për të siguruar gjithëpërfshirje në këtë proces. Unë edhe sot, iu bëj thirrje publike që të jemi të bashkuar në këtë proces dhe në çdo proces tjetër që është me interes shtetëror”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka pohuar se sa herë janë bashkuar të gjithë, Kosova ka fituar dhe qytetarët i kanë mbështetur.
“Unë edhe sot ju bëjë thirrje të që tejmi të bashkuar. Sa herë jemi bashkuar qytetarët tonë na kanë mbështetur. Në çdo rrethanë unë ju siguroj se procesi i dialogut do të jetë transparent dhe çdo marrëveshje do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar presidenti i vendit./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...