Google ADS

Vetëm pak deputetë duan ta dëgjojnë Thaçin në Kuvend

13:46 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ka nisur para pak çastesh seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën deputetëve do tu adresohet presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Mirëpo, në sallën e seancës janë të pranishëm vetëm një pjesë e vogël e deputetëve, shkruan arbresh.info.

Deputetët e VV-së dhe ata të LDK-së kanë bojkotuar seancën.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-ës, Avdullah Hoti ka thënë sot në një konferencë për media se nuk do të marrin pjesë në seancën ku Hashim Thaçi do tu adresohet në deputetëve pasi siç ka thënë, ai me sjelljet tij gjatë viti 2017 ka treguar qartazi se nuk përfaqëson unitetin e popullit ashtu siç ia kërkon kushtetuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme