Haradinaj: Autostrada “Arbën Xhaferi” përmbushje e vizionit tonë për integrimet ndërshqiptare

12:54 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmës një statusi në facebook pas inaugurimit të gjysmë-segmentit të Dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, ka shkruar se autostrada “Arbën Xhaferi” është përmbushje e vizionit tonë për integrimet ndërshqiptare, si dhe lidhje me rajonin dhe botën, shkruan arbresh.info.

Ky është statusi i tij i plotë në facebook:

“Shumë punë, mund, angazhim dhe ekspertizë për standard të infrastrukturës euro-atlantike.

Atje ku është drejtimi ynë!

Autostrada “Arbën Xhaferi” është përmbushje e vizionit tonë për integrimet ndërshqiptare, si dhe lidhje me rajonin dhe botën”, ka shkryar kryeministri në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme