LDK kërkon rivarrosjen e kolonel Ahmet Krasniqi me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij

12:51 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Anton Quni, Doruntinë Maloku, Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj, me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, sot i dorëzuan Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, kërkesën për fillimin e procedurave për rivarrosjen e ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

Ministri i FSK-së, z. Berisha i falënderoi deputetët për besimin, duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i Kolonel Ahmet Krasniqit dhe u zotua se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të gjitha ceremonive shtetërore në

Republikën e Kosovës dhe në atë të Shqipërisë, që do të kulmojnë me ceremoninë kryesore, atë të rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, me 21 shtator 2018 në Kosovë.

Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi është dekoruar me urdhërat më të lartë të të dy shteteve, “Hero i Kosovës” dhe “Urdhëri Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi.


        

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme