Google ADS

UP-ja bëhet me sistem digjital për monitorimin e vijueshmërisë

12:35 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka promovuar implementimin e sistemit të menaxhimin dhe monitorimit të vijueshmërisë në mësim.

Nëpër të gjitha sallat në çdo njësi akademike ku mbahen ligjëratat janë vendosur lexuesit e kartelave. Të gjithë mësimdhënësit dhe studentët do të prezantojnë ID kartelat e tyre në hyrje dhe dalje.

Me këtë sistem po synohet që të mbahet evidencë e vijueshmërisë në mësime.

Procedura e re digjitale do të futet në funksion me fillimin e semestrit të dytë, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme