Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili akuzohet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste.
Refuzimin e kësaj kërkese, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale, gjykatësi Beqir Kalludra.
Në shqyrtimin fillestar që ishte mbajtur më 14 dhjetor të këtij viti, mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Sevdali Zejnullahu kishte kërkuar që aktakuza ndaj klientit të tij të hudhet poshtë, pasi sipas tij, provat e prokurorisë janë të pa mbështetura.
Por, prokurori i shtetit, Elez Blakaj, kishte deklaruar se aktakuza ndaj Shefqet Krasniqit, është e mbështetur në prova, me ç’rast kishte kërkuar nga gjykata që ta refuzoi një kërkesë të tillë.
Ai kishte thënë se prokuroria ka prova materiale dhe audio vizuale, të cilat sipas tij, ka mundësi t’i analizojë gjykata dhe përmes tyre të shihet kontributi i të pandehurit në kryerjen e këtyre veprave penale me të cilat ngarkohet.
Në seancën e 14 dhjetorit, Shefqet Krasniqi kishte deklaruar se nuk e ndien veten fajtor për asnjërën pikë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Në bazë të aktakuzës së 27 shkurtit 2017, Shefqet Krasniqi, akuzohet për veprën penale “shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, nga viti 2013 e deri më 2014, në cilësinë e imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih”, në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, kryesisht në mënyrë indirekte, mesazhe të cilat kanë shtyrë të tjerët të marrin rrugën për Siri dhe Irak dhe të ndërmarrin veprime terroriste në ato vende.
Prokuroria pretendon se Krasniqi, ka shfrytëzuar paraqitjet e tij të drejtpërdretja me anë të ligjëratave dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimeve të ajeteve kuranore jashtë kontestit kohor dhe frymës parimore islame. Prokuroria, në këtë kontest përmend ligjëratat “Revulucioni Sirian” dhe “Ndihmone Sirinë”.
Gjithmonë sipas aktakuzës, nga ligjëratat e Krasniqit janë ndikuar shumë persona që të bëhen pjesë e organizatave terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”, e ku përmenden Venera Ademi, Ilir Mustafa e Blerim Heta. Sipas prokurorisë, Blerim Heta, më 25 mars 2014, kishte kryer një veprim terrorist vetëvrasës, në të cilin rast kishin mbetur të vrarë 52 persona në Irak.
Ligjëratat “Revulucioni Sirian” dhe “Ndihmone Sirinë”, sipas prokurorisë janë inkriminuese që Krasniqi ka kryer edhe veprën penale “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik”, pasi pretendohet se ai përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimeve të ajeteve kuranore jashtë kontestit kohor dhe frymës parimore islame, ndër të tjera thuhej se “sllavët rusë dhe budistët e komunistët kinez, kanë bërë dhe po bëjnë krime të mëdha kundër vëllezërve tanë muslimanë, se janë duke vrarë vëllezërit tanë muslimanë në Siri”.
Krasniqi në bazë të aktakuzës, ngarkohet edhe për veprën penale “shmangie nga tatimi”, pasi pretendohet se si pronar I.N.T “Pronat”, në periudhën kohore 2011 deri më 2016, më qëllim të fshehjes apo shmangies së pjesshme ose të tërësishme të tatimit, me dashje ka dhënë të dhëna të pavërteta duke mos i kryer obligimet që parashihen me Ligjin për Administratën Tatimore. Krasniqi pretendohet se nuk i ka kryer obligimet tatimore, në vlerë të përgjithshme prej 20.208.57 euro.
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sje...