Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Anton Quni, Doruntinë Maloku, Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj, me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, sot i dorëzuan Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, kërkesën për fillimin e procedurave për rivarrosjen e ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.
“Ministri i FSK-së, z. Berisha i falënderoi deputetët për besimin, duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i Kolonel Ahmet Krasniqit dhe u zotua se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të gjitha ceremonive shtetërore në Republikën e Kosovës dhe në atë të Shqipërisë, që do të kulmojnë me ceremoninë kryesore, atë të rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, me 21 shtator 2018 në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.
Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi është dekoruar me urdhërat më të lartë të të dy shteteve, “Hero i Kosovës” dhe “Urdhëri Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi./arbresh.info/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...