Google ADS

Sefaj: Në luftën kundër terrorizmit, Kosova qëndron shumë mirë

11:29 | 22 Dhjetor 2017
L G

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane tha se Kosova në aspektin e luftës kundër terrorizmit qëndron shumë mirë, raporton Arbresh.info.

“Jemi mjaft përpara sa i përket kësaj çështje me vendet e rajonit”, u shprehë Sefaj.

Sipas tij, policisë i takon që të reagoj në raste sa i përket narkotikëve, por në këtë duhet të përfshihen të gjithë akterët. “Kërkohet vetëdijesim shoqëror sa i përket kësaj çështje” tha ai.

Ministri foli edhe për çështjen e nënshtetësisë së banorëve të Preshevës , ku tha se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes ligjit për të huaj.”Kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejtë”, ka shtuar ai.

Ndërsa sa i përket pyetjes së deputetit Milaim Zeka për regjistrimin e automjeteve, ministri Sefaj u shpreh se njëra ndër prioritetet e ministrisë është parandalimi i aksidenteve dhe këtu hyn edhe regjistrimi i makinave./ Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme