Dy të mitur i vjedhin rreth 16 mijë euro një personi në Fushë Kosovë

10:06 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një person në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë se dy persona i kanë vjedhur nga shtëpia e tij një shumë prej 15 mijë 850 euro para të gatshme.

Policia i ka arrestuar dy të dyshuarit (të mitur) dhe të njëjtit kanë pranuar se e kanë kryer veprën si dhe i kanë kthyer paratë e vjedhura të cilat i janë dorëzuar viktimës, shkruan arbresh.info.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

 

 


        

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme