Shefat janë pesëfish më të prirë t’i shohin meshkujt si më ambiciozë sesa gratë në aspektin e punës.
Anketimi nga ‘YouGov’ ka zbuluar se meshkujt perceptohen si me më shumë vetëbesim, ndërsa gratë vlerësohen si më të “ndërgjegjshme” në punë, transmeton telegrafi.
Plus, 40 për qind e punëdhënësve kanë thënë se meshkujt janë më të prirë sesa gratë të kërkojnë rritje rroge dhe rritje të pozitës.
Zbulimet gjithashtu kanë treguar se edhe një në tre punëtorë ende besojnë se ekziston seksizmi në vend të punës, përderisa një në tetë njerëz që punojnë në kompani të mëdha thonë se ngacmimet seksuale shpeshherë nuk janë raportuar aty.
Këto zbulime vijnë pas një anketimi të fundit të kryer nga ‘Populus for Young Women’s Trust’, i cili ka treguar se thuajse gjysma e vajzave të reja kanë shprehur dëshirën të bëhen lidere një ditë. /telegrafi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...