Vazhdon mot i ftohtë, në fundjavë mundësi për borë, javën e ardhshme më butë.
Nga dita e premte një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi rajonin tonë, që në fundjavë do të sjellë kushte për reshje bore, e në vise të ulëta edhe me shi.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të fillojnë të rriten. Minimalet do të luhaten nga -8C deri -2C, e ato maksimale nga -1C deri në 4C, në fundjavë, e javën e ardhshme do të rriten deri në 8C.
Të shtunën me kalimin e frontit të ftohtë, do të mbajë mot i ftohtë dhe me erë, kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten reshje bore, e gjatë ditës me rritje të temperaturave mbi 0C, mund të përzien edhe me reshje shiu.
Të reshurat nuk do të zgjasin shumë, sepse nga dita e diel rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do zëvendësojnë masat e ftohta ajrore, që në fillim të javës së ardhshme do të kushtëzojnë mot më të butë dhe intervale më të gjata me diell.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...