Veteranët e UÇK-së po ndihen më optimistë në lidhje me Ligjin për Gjykatën Speciale.
Kryetari i shoqatës së OVL UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se tani pas kryerjes së peticionit me mbledhjen e 15 mijë nënshkrimeve, e kanë më të lehtë stopimin e kësaj Gjykate.
“Kemi punuar me avokatin dhe më shumë analistë. Kjo procedurë nuk mund të kthehet prapa”.
“I besoj fjalës së Ramush Haradinajt, por ende s’kam biseduar personalisht me Veselin dhe Thaçin”.
“Edhe Presidenti i ka rënë pishman dhe ka thënë se është mashtruar. Ata janë bindur që kanë gabuar”- u shpreh ndër të tjera Gucati në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.
Ai deklaroi se ata si shoqatë kanë dashur t’ua japin edhe një shans shokëve të tyre, deputetëve, që ta përmirësojnë gabimin historik që e kanë bërë më herët./ Klan Kosova.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...