Natë e keqe për Rajoy, nga Belgjika qesh Puigdemont

23:11 | 21 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Zgjedhjet e fundit në Katalonia, kanë qenë një natë “ankthi” për kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, pasi katalanist kanë vendosur që votën e tyre t’ia besojnë partive separatiste.

Zgjedhjet në Katalonia u thirrën pas referendumit për pavarësi, që shkaktoi një krizë të thellë politikë në Spanjë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Deri me tani janë numëruar 85 përqind e votave, të nxjerrin fituese partitë që janë pro pavarësisë së Katalonjës.

Kreu i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, është duke i shijuar rezultatet me aletët e tij në kryeqytetin belg.

Ata kanë vendosur shirita të verdhë në shenjë solidariteti me katalanasit tjerë që ndodhen në burgjet e Spanjës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme