Policia ka konfirmuar se ka filluar hetimet ndaj aktorit Sylvester Stallone lidhur me një akuzë për ngacmim seksual.
Aktori i “Rocky” ishte subjekt i një raporti të policisë që u bë i njohur gjatë muajit të kaluar, kur pretendohet se ai ka sulmuar seksualisht një grua në zyrën e tij në Santa Monica më 1990, shkruan “Bang Shoëbiz”, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët kanë thënë se do të jetë e vështirë të mblidhen provat për shkak të kohës kur ka ndodhur ngjarja, por ata kanë theksuar se do të bëjnë të pamundurën.
Burimet e brendshme pretendojnë se 71-vjeçar kishte marrëdhënie me gruan dhe madje e çoi atë me të në Izrael, gjatë kohës së xhirimit të filmit “Rambo III”.
Avokatët e aktorit kanë konfirmuar se gruaja do të ndiqet penalisht nëse Stallone del i pafajshëm, sikurse edhe pretendon./arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut