Bahtiri: Nënkryetari i komunës do të jetë nga VV-ja

21:13 | 21 Dhjetor 2017
M. A.

Kryetari i rizgjedhur i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka theksuar se ai e ka mbështetjen e më shumë se 50 për qind të asamblistëve në Kuvendin Komunal të qytetit të cilin ai e drejton.

Bahtiri në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka thënë se nga 35 asamblistë, ai e ka përkrahjen e më shumë se 18 asamblistëve.

“Ne kemi koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), Nismën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe me një pjesë të LDK-së dhe PDK-së. Dega e LDK-së dhe PDK-së, nuk më kanë përkrahur zyrtarisht, mirëpo ka asamblistë nga të dyja krahët që më përkrahin”, ka shtuar Bahtiri.

Sipas tij, ende nuk janë ndarë të gjitha drejtoritë, por që nënkryetar i Komunës do të jetë nga radhët e VV-së, Faruk Mujka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme