Dy të maskuar vjedhin ari dhe plagosin shitësin në Ferizaj

20:06 | 21 Dhjetor 2017
L G

Dy persona të maskuar kanë hyrë në një argjendari në qytetin e Ferizajt ndërsa nën prezencën e pronarit të saj, kanë plaçkitur një sasi të arit, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ndërsa ka shtuar se një person në cilësinë e punëtorit të kësaj argjendarie, ka mbetur i plagosur.

Gashi bëri të ditur, se personat e maskuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është duke vazhduar procedurat e mëtejme për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e të dyshuarve, njofton Klan Kosova.

Rasti mësohet se ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj.

https://www.youtube.com/watch?v=Zgfzg8AT80c

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme