Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot konferencën e fundit për këtë vit së bashku me komunitetin e gazetarëve, shkruan arbresh.info.
Ai ka lavdëruar punën e palodhshme që kanë bërë gazetarët gjatë gjithë vitit.
“U jam mirënjohës për punën që keni bërë, dhe përcjelljen e punës së të gjitha institucioneve. Jam i bindur se pa punën tuaj kaq aktive puna e institucioneve do të ishte më e zbehtë. U jam mirënjohës secilit veç e veç e po ashtu të gjitha mediave si të shkruara ashtu edhe elektronike. Mediat do të mbeten faktorë kyç në zhvillimin dhe kultivimin e demokracisë, rritjes së transparencës dhe punës së institucioneve”, u ka thënë Thaçi gazetarëve.
Po ashtu ai ka përmendur disa nga sukseset gjatë këtij viti duke veçuar mbajtjen e dy palë zgjedhjeve të suksesshme.
“Viti 2017 ka qenë vit i suksesshëm dhe i disa sfidave jo të lehta. Po e përmbyllim këtë vit me numrin e njohjeve prej 115, dhe anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare. Kemi organizuar e dy palë zgjedhjeve, të lira dhe demokratike. Po ashtu kishim rritje ekonomike prej 4 për qind duke e përmbyllur këtë me nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”, ka thënë Thaçi./arbresh.info/
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj