Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar, vazhdon t’i informojë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti ata persona të cilët për qarkullim, respektivisht për të hyrë dhe dalë nga Kosova në Serbi përmes pikës së kontrollit kufitar në Merdare, se kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata.
“Me rastin e festave të fundvitit kryesisht ka frekuentim dhe fluks më të madh të automjeteve në këtë pikë kufitare, e po ashtu po zhvillohen punime infrastrukturore dhe kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata me kohëzgjatje prej disa orëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, të gjithë qytetarët/bashkatdhetarët ta’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera të kalimit kufitar.
“Policia e Kosovës vazhdon të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e saja karshi qytetarëve dhe për këtë ka angazhuar personel të mjaftueshëm në pikat kufitare, me qëllim të qarkullimit më të shpejtë, duke aplikuar edhe metodat e lehtësimit dhe përshpejtimit të kalimit kufitar për të shmangur pritjet e gjata, duke pasur parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare”, thuhet në komunikatë.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...