Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë sot se e vetmja punë e ‘mirë’ që është kryer nga Qeveria e Ramush Haradinajt është rritja e kabinetit qeveritar me staf.
Hoti ka përmendur këtu shtimin e numrit të zëvendësministrave dhe stafit tjetër duke thënë se ky numër ka shkuar deri në 150 sosh, shkruan arbresh.info.
“E vetmja punë e madhe që është kryer në këtë Qeveri është madhësia e kabinetit qeverisës me afër 70 zëvendësministra, 22 ministra dhe zëvendësministra që shkon në total rreth 150 anëtarë të kabinetit të qeverisë”, ka thënë Hoti në një konferencë për media ku është folur rreth 100 ditëshit të Qeverisë Haradinaj.
Sipas tij, në këtë raport, ka mungesë të plotë të vizonit dhe përkushtimit për reforma ekonomike, sociale dhe gjithëpërfshirëse. Premtimet e dhëna gjatë fushatës kanë qenë vetëm mashtrime elektorale”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se edhe sa i përket dialogut me Serbinë nuk ka platformë të çartë të dialogut.
Hoti ka thënë se vendi do të ishte shumë më mirë pa këtë Qeveri./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...