Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se në procesin e rivotimit për kryetar të Istogut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rënë nën ndikimin e LDK-së.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi ka thënë se gabimi teknik, i cili ka ndryshuar fituesin në këtë garë, është përmendur nga LDK-ja.
Sipas tij, qëndrimi politik i LDK-së për këtë çështje e ka shtyrë KQZ-në ta pranojë këtë gabim.
Ahmeti ka vlerësuar se gabimet teknike në proceset zgjedhore duhet të identifikohen nga institucionet kompetente e jo nga partitë politike.
Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të ankohen në shkallë të tjera për zgjedhjet në Istog derisa ta zbardhin të vërtetën./Epoka e Re/
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...