Shfrytëzimi i Fondit për Veriun po shihet si mundësi e vetme për pagesën e borxhit të energjisë elektrike të shpenzuar nga pjesa veriore e vendit, shkruan arbresh.info.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas një vizite që kishte në Korporatën Elektro Energjetike të Kosovës, ka thënë se e rëndësishme është se më nuk do të paguhet për energjinë në veri.
Mirëpo, nuk ishte i gatshëm të japë përgjigje nëse mjetet e inkasuara do t’iu kthehen qytetarëve.
“Konkretisht për këtë është mirë që është gjetur kjo e vërtetë që ka dalë në sipërfaqe dhe që tani nuk do të paguajnë më qytetarët. Kjo është puna e parë, pra me rëndësi që të mos vazhdohet me pagu nga qytetari për dikë tjetër. E pastaj si do të mundemi me kthyer atë, a mundet me u kthye ajo që është marrë prej qytetarëve, këtë s’po mundem me thënë sot”, kishte thënë Haradinaj.
Si të arsyeshëm pagesën e borxhit për pjesën veriore përmes Fondit për Veriun e sheh edhe eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri. Ai ka thënë për arbresh.info se borxhin për shpenzimin e energjisë elektrike duhet ta paguajnë ata që e kanë shpenzuar, dhe kjo nuk do të duhet të ishte temë diskutimi.
“Nëse veç vendoset për me pagu borxhin e minoritetit serb, atëherë duhet të shfrytëzohet Fondi për Veriun dhe të paguhen faturat e energjisë elektrike, gjithashtu duhet të shtrohet në bisedime, dhe në fund të ngritet padi ndaj Serbisë për ndërhyrje në punët e brendshme dhe sipas mendimit tim Qeveria dhe Policia e shtetit e kanë obligim garantimin e lëvizjes së lirë dhe mos shkeljen e ligjit nga cilado palë që është”, ka thënë ai.
Beqiri, ka shtuar se për pagesat e qytetarëve të vendit për pjesën veriore duhet të kërkohet dëmshpërblim nga KEDS-i.
Çështjen e pagesës së energjisë elektrike në veri e ka ngritur edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
Ai ka thënë se kanë propozuar që pagesa e rrymës në veri të bëhet nga Fondi për Zhvillimin e Veriut e jo nga buxheti i Kosovës.
“Ne kemi propozuar që pagesa e rrymës në veri të bëhet nga Fondi për Zhvillimin e Veriut e jo nga buxheti i Kosovës. Përndryshe ne kemi dërguar padi në gjykatë për kompensim moral. Derisa humbjet komerciale janë vjedhje të energjisë, më ka çuditur fakti se pse ZRRE-ja dhe KEDS-i nuk kanë dërguar padi”, ka thënë ai.
Arbresh.info, për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës , mirëpo për dy ditë radhazi zyrtarë të saj nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...