Google ADS

Derbi londinez në Carabao Cup, Bristol City do të takohet me Manchester City

23:44 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Carabao Cup.

Befasia e këtij raundi ishte ekipi nga Championship, Bristol City, i cili arriti ta eliminojë Manchester United, me rezultat 2 me 1.

Para Bristolit, në gjysmëfinale janë kualifikuar Chelsea, Arsenal dhe Manchester City.

Çiftet e gjysmëfinaleve do të jenë këto: Manchester City – Bristol City dhe Chelsea – Arsenal.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me tetë janar, ndërsa ato të rikthimit më 22 janar. /arbresh.info/

Të ngjashme