Google ADS

Bristol City 2 – 1 Manchester United, notat e lojtarëve

23:13 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Bristol City ka befasuar të gjithë, duke eliminuar Manchester United nga Carabao Cup.

Bristoli fitoi me rezultat 2 me 1, edhe pse Jose Mourinho kishte vendosur një ekip të fortë nga minuta e parë, duke startuar me Lukaku, Ibrahimovic, Pogba, Martial dhe Rashford, por ky është futbolli anglez.

Golat për skuadrën vendase i shënuan Joe Bryan (51’) dhe Korey Smith (90’), ndërsa për United shënoi sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic në minutën e (58).

Lojtari i ndeshjes u vlerësua mesfushori i Bristol City, Bryan, me notën 9.0.

Ndërsa për United lojtari më i mirë ishte sulmuesi Ibrahimovic, i cili u vlerësua me notën 7.5.

Lojtari më i dobët i ndeshjes u vlerësua mbrojtësi italian i djajve të kuq, Matteo Darmian, me notën 6.1. /arbresh.info/

Notat e lojtarëve:

Bristol City:

Manchester United:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme