Dorëhiqet aleati më i afërt i Theresa May, iu gjet material pornografik

23:11 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Damian Green, një nga aleatët më të afërt të Theresa May ka dhënë dorëheqje nga kabineti, pasi një hetim gjeti që ai kishte shkelur kodin ministerial.

Ai hoqi dorë, pasi është gjetur se ai kishte bërë deklarata “të pasakta dhe çorientuese” për materialin pornografik që u gjet në kompjuterin e tij në zyrën qeveritare më 2008, transmeton portali arbresh.info

Në letrën e tij të dorëheqjes, Green kërkoi falje për veprimet e tij.

Green, i cili si sekretar i parë i shtetit ishte zëvendës i kryeministrit, ishte nën hetim lidhur me akuzat për sjellje të papërshtatshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme