Paris Saint-Germain fiton me shumë lehtësi ndaj Caen

22:54 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Ligue 1.

Parisienët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Parc de Princes kundër Caenit me rezultat 3-1.

Gjiganti francez kaloi në epërsi në minutën e 21, kur Edinson Cavani shënoi një gol të jashtëzakonshëm për rezultatin 1 me 0.

Sensacioni francez, Kylian Mbappe, shënoi në minutën e 57 për 2 me 0.

I riu Yuri Berchiche realizoi golin e tretë për vendasit dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Ivan Santini në minutën e fundit të takimit.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gol dhe kështu, nënkampionët triumfuan me rezultat 3-1.

Pas kësaj, PSG me 47 pikë gjendet në vendin e parë të renditjes tabelore të ligës elitare franceze ndërsa Caen zë vendin e 12 me 24 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme