Google ADS

Japonia në rrezik nga tërmetet e fuqishme sikurse në vitin 2011

22:46 | 20 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Tërmetet shkatërruese sikurse ai në vitin 2011, ku mbetën të vdekur rreth 18 mijë njerëz në rajonin e Fukushimë, mund të godasin sërish Japoninë, thonë ekspertët.

Shkencëtarët qeveritarë thanë se tërmeti i “afërt” do të godasë bregun e Paqësorit të Hokkaido dhe ka gjasa të shkaktojë një cunami masiv, transmeton portali arbreshi.info

Japonia pritet të goditet nga tëmetet vdekjeprurëse gjatë 30 viteve të ardhshme.

Komiteti i Tërmeteve parashikoi se Hokkaido ka shanse që për 70 përqind të goditet nga një tëmet me magnitudë 8 deri në 8.6.

Studimi është bazuar në të dhënat historike që u shënuan gjatë një tërmeti që tronditi bregun lindor të Hokkaidos rreth 400 vjet më parë.

Hulumtimi, i kryer nga ekspertët në Universitetin Hokkaido, përfundoi gjithashtu se zona ishte goditur historikisht nga dridhjet e mëdha në një cikël që zgjati mes 340 dhe 380 vjet.

Ministri japonez i shkencës dhe teknologjisë Yoshimasa Hayashi tha se shpreson “që ky hulumtim të ju ndihmojë qeveritë komunale të fillojnë përgatitjet e nevojshme dhe për të rritur ndërgjegjësimin e familjeve për rrezikun e fatkeqësive”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme