Të gjithë kur shqetësohemi për një gjë, kërkojmë që zgjidhjen e parë ta marrin nga Google.
Por se cilat janë pyetjet më të kërkuara në lidhje me shëndetësinë në Google gjatë vitit 2017, do t’i gjeni më poshtë.
Çfarë është dieta keto?
Një diete me sasi të ulët të karbonit. Në këtë dietë bëjnë pjesë mishi, peshku, shpendët dhe vezët. Në mënrë të fuqishme favorizohet bulmeti, ushqimi organik, ato me yndyrna të plota, ndërsa përfshin kufizimin e sheqernave dhe lejohet të konsumohet vetëm një sasi e vogël e frutave.
Çfarë është CTE?
Një numër i madh i lojtarëve të futbollit të mëparshëm amerikan janë diagnostiifkuar se kanë vuajtur nga nga enxefalopati kronik, ose CTE. Kjo është një sëmundje degjeneruese e trurit, që rezulton me konfuzion, depresion, agresion dhe mendime vetëvrasëse, shkruan “CNN”, transmeton portali arbresh.info
Çfarë është varësia opioid?
Kjo ka qenë një ndër pyetjet më të shpeshta që është bërë në Google. Presidenti Donald Trump e ka shpallur epideminë një emergjencë kombëtare, pasi besohet se 2.4 milionë amerikanë janë të varur nga opiate, narkotikët që përfshijnë ilaçe kundër dhimbjeve si morfina dhe fentanili, si dhe heroina.
Çfarë është lupus?
Interes mbi këtë term zgjoi këngëtarja e njohur Selena Gomez, e zbuloi se kishte vuajtur një betejë dyvjeçare me këtë gjendje dhe kishte një transplantim të veshkave. Lupus shkakton inflamacion në nyje, lëkurë dhe organe tjera.
Çka shkakton hiccups?
Nganjëherë shumica e njerëzve marrin hiccups. Ata duhet të zgjasin vetëm disa munita, zakonisht mund të prisni që ato të largohen ose t’i trajtoni pa e vizituar ndonjë mjek. Arsyeja se pse mirret kjo sëmundje nuk është shumë e qartë. Hiccups shkakton stress, emocione te forta, eksitim dhe oreks.
Kërkimet për 13 Reasons Why
Seriali “13 Reasons Why” nxiti stuhi të fuqishme pas vetëvrasjes së një adoleshenti. Fraza “si të bëhet vetëvrasje” u rrit për 26 përqind më shumë se që pritej.
Pse vaji i kokosit është i keq për ju?
Vaji i kokosit është quajtur si superfood që mund të ju ndihmojë të qëndroni në formë, por asnjë studim nuk ka gjetur se vaji i kokosit ndihmon në humbjen e peshës. Një raport i lëshuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës këshilloi kundër përdorimit të vajit të kokosit. Kjo për shkak se vaji i kokosit përmban nivele të larta yndyrash të ngopura, pothujase gjashtë herë më i lartë se vaji i ullirit.
Pse përkeqësohet gjendja fytit natën?
Kjo gjendje ndikon në rrugët e frymarrjes së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Sipmtomat përfshijnë një të zë të zhurmshëm, vështirësi në frymarrje.
Pse është uthulla e mollës e mirë për ju?
Pirja e uthullës së molëls mund të ju ndihmojë në zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak, sidomos ndihmon njerëzit që kanë diabet. Studime të shumta theksojnë se uthulla e mollës ndihmon edhe në humbjen e peshës.
Pse nuk përjetoj orgazmë gjatë marrëdhënieve?
Ka disa gjëra që mund të ndikojnë në orgazmën e një burri.
Sipas NHS, këto përfshijnë: mosfunksionim ngrerë (impotencë) dhe ejakulim retrogjen, i cili ndodh kur sperma, e cila në shumicën e rasteve do të shpërndahej përmes uretrës, do të ridrejtohet në fshikëzën urinare./arbresh.info/
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...